logo_ssm.jpg

Rreth nesh



AMC (ALBANIAN MEDIA CENTER)

Mirësevini në dritaren informative të diasporës sonë,

Gazeta e diasporës "AMC Press", e pa dritën e botimit më 9 mars të vitit 2009, e cila drejtohej nga Qendra Mediale Shqiptare në Botë, me seli në Cyrih, e para dhe e vetmja në diasporë. Megjithëse, fillimisht pati një mbështetje të gjerë, e veçanërisht nga intelektualët, veprimtarët dhe bisnesmenët shqiptarë, që jetojnë gjithandej diasporës, ecuria e saj ishte e ngadaltë, kjo edhe për faktin, se për herë të parë në këtë komunitet shfaqej në këtë formë ky organ mediatik i përditshëm me mbi 70% të temave nga diaspora, pa harruar këtu problemet ekonomike që kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe probleme të sferave tjera dashakeqe, që shpesh edhe fshihej gazeta nëpër pikat e shitjes nëpër vende të ndryshme të Evropës, po, po, edhe kjo ka ndodhur fatkeqësisht.

Dalja e kësaj gazete në dritë erdhi si rezultat i plotësimit të një boshllëku me hapësirë të duhur informative nga diaspora, që ekzistonte në mërgatë.

AMC (ALBANIAN MEDIA CENTER), botoi gazetën e përditshme "AMC Press", që të ndihmojë komunitetin shqiptar, veçanërisht diasporën e re, për t’u integruar sa më parë në jetën demokratike progresive evropiane, si dhe në ruajtjen e forcimin e vlerave dhe traditave tona kombëtare, veçanrisht të gjuhës shqipe e sidomos tek brezat e rinjë, që po rriten dhe po jetojnë larg atdheut tonë.

Me shkrimet tona modeste, të llojllojshme, thuajse të të gjitha gjinive gazetareske, duke filluar nga intervista, reportazhi, opinionet, lajmet, e kështu me radhë, që i jepnin kënaqësi edhe diasporës së vjetër shqiptare, e cila e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë këtë projekt të AMC (ALBANIAN MEDIA CENTER), sado pak, ka lehtësuar jetën e mërgimtarit, por do të vazhdojë punën e saj edhe në të ardhmen, pa e shikuar orën, pa i shikuar dhe kujtuar kilometrat e largësisë së ngjarjes.

Gazeta "AMC Press" e përditshme dhe tashmë deri pak ditësh ishte "Kosova e re", gazeta javore, ishin organe mediatike të depolitizuara dhe kishin një program mbarëkombëtar që i shërbenin komunitetit shqiptar në emigracion pa dallime krahinore, feje apo ideje. Aty ishte mërgimtari, ishte edhe gazeta, në orarë të punës, në kohën e drekës, apo në shtëpi gjatë mbrëmjes.

Ashtu sikurse gazeta e përditshme "AMC Press", gazeta javore "Kosova e re" dhe tashmë agejncia e lajmeve "Kosova e re", do të jetë një dritare informative për diasporën, e cili u sjell atyre informacione nga të gjitha fushat e jetës, kudo që jetojnë.

Ndër të tjera kjo agjenci e lajmeve "Kosova e re", ka një strategji të qartë kombëtare me obligim dhe synim që nëpërmjet faqeve të saja, të ndihmojë dhe influencojë në komunitet, për formimin dhe forcimin e lobit shqiptar, këtu në diasporë, duke iu përgjigjur dinamikës së zhvillimit të jetës dhe fazave nëpër të cilat kalon komuniteti shqiptar.

Agjencia e lajmeve "Kosova e re", në bashkëpunim me AMC (ALBANIAN MEDIA CENTER), ka projekte profesionale të fushave të ndryshme, që do të mirëpriten për diasporën tonë dhe to të jeni risi, që do reflektojnë sukses dhe imazh edhe më të mirë para miqëve tanë ndërkombëtarë. Vlenë të përmendet, se për pak muaj sa ka filluar edhe veprimtarinë e saj, kjo qendër mediale shqiptare, së bashku me gazetën "AMC Press" dhe gazetën javore "Kosova e re", organizuan disa mbrëmje rinore dhe takime të shumta me politikanë, që veprojnë në diasporë, veprimtarë, artistë, sportistë shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë. Gazeta "Kosova e re" dhe "AMC PRESS", për momentin kanë ndërprerë botimin për shkaqe ekonomike, por shpresojmë, se në të ardhmen do të bëjmë diçka edhe më të mirë për mërgatën, sepse nuk jemi as të parët e as të fundit, që jemi ndalur, kujto FAIK KONICËN; FAN NOLIN ETJ.

Prandaj përmes agjencisë së lajmeve tashmë kosovaere.ch, presim bashkëpunim, presim kritika me qëllim të mirë në të mirë të përgjithshme. Jo rastësisht, kemi zgjedhur edhe moton:
"Mos u ndal, po ec me ne, se ne Jem Kosova e re". Mirupafshim dhe kudo që jeni gëzuar dhe perendia Ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja.

"Kosova e re"

Na shkruani:  Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text