logo_ssm.jpg

Shkonin në dasmën e vëllait, por nuk arritën...


2010-07-29 - 16:06:18

Shkonin në dasmën e vëllait, por nuk arritën...

Tregu i Samoborit (qytet afër Zagrebit) ka mbetur pa dy persona të njohur dhe shumë

të dashur për të gjithë. Vëllezërit Abdyl (32) dhe Isni (29) Beqiri kanë vdekur në aksident trafiku të hënën në mbrëmje në Serbi, para një tuneli në luginën e Gërdelicës.

Vëllai i tretë Lazami ka marrë plagë të rënda.

 Sipas raportit policor, automjeti Passat, që e ngiste Isniu, para hyrjes në tunel, gjatë tejkalimit të një kamioni u ndesh me një veturë me targa polake. Edhe turistët polakë kanë marrë plagë të rënda. 



Tre vëllezërit ishin nisur në drejtim të Maqedonisë, ku vëllai i tyre më i vogël është dashur të martohet të shtunën (pasnesër). Por, në dasmë kurrë nuk arritën.

“Sa njerëz të mirë që ishin, aq të sjellshëm, dëshironin të gjithëve t’iu ndihmojnë. Kam punuar me ata 14 vjet në këtë treg.

Të gjithë i kujtojmë me pikëllim”, thotë nuna Biserka me lot në sy. Tërë mëngjesin qytetarët e Samoborit në stendën e Abdylit dhe Isniut ndiznin qirinj e llamba. Qindra llamba janë ndezur në shenjë të përkujtimit për vëllezërit e vdekur. Biserka thotë se kurrë më parë nuk ka pasur kaq qirinj e llamba të ndezura.

“Abdyli e Isniu sapo e kishin blerë një shtëpi afër stadiumit të futbollit në Samobor dhe patën filluar ta rregullojnë.

Ishin të martuar, kanë fëmijë...”, flet me pikëllim të thellë Biserka.

Varrimi u bë të mërkurën në Maqedoni. Tërë familja Beqiri para aksidentit kishte udhëtuar për në Maqedoni për të përgatitur dasmën, ndërsa tre vëllezërit që e pësuan u nisën bashkë atje të hënën. 



“Abdyli para nisjes më tha: “Ksençi, shihemi pas një jave, kur të kthehem nga Maqedonia”, tregon me lot Ksenija Runtas, punëtore në treg.

Ajo shton se shitësit në treg që të martën kishin marrë vesh për aksidentin, por shpresonin që kjo të mos jetë e vërtetë.

Kur u konfirmua se bëhej fjalë për kolegët e tyre, në treg mbretëroi heshtja, tregon më tutje nuna Biserka.

“Por, të shtunën do të jetë më së vështiri, atëherë kur në stendat e tyre të vijnë myshterinjtë e tyre të përhershëm. Nuk do të besojnë se më nuk jetojnë”, me vaj në buzë mezi arriti të nxjerrë fjalë Ksenija./k.n/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text