
2010-07-29 - 15:59:03
Bosët meksikanë të drogës rrëmbejnë 4 gazetarë
Një bandë meksikane e mercenarëve ka rrëmbyer katër gazetarë meksikanë
, të cilët po raportonin për krimin e organizuar në veri të Meksikës, që është i fundit në një seri incidentesh, me të cilët bosët e kartelave të drogës përpiqen të heshtin mediet, kanë njoftuar mediet lokale.
Në gjithë Meksikën vazhdojnë luftërat midis kartelave të drogës për kontrollin e tregut disa miliardësh të trafikut të narkotikëve, ndërsa nga viti 2006 jetën e kanë humbur mbi 26 000 njerëz, ka njoftuar BBC.
Së paku 30 gazetarë, nga viti 2006, janë vrarë në Meksikë, që konsiderohet si njëra nga vendet më të rrezikshme për gazetarë, ka deklaroi Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, me seli në SHBA./k.n/amc




