logo_ssm.jpg

PS apel Topit


2010-07-29 - 15:22:21

PS apel Topit

Përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga situata aktuale që po kalon vendi, kriza e thellë ekonomike, politike dhe qeverisëse. Kështu e ka quajtur Partia Socialiste debatin e fundit për emërimet

në Gjykatën Kushtetuese dhe akuzat e PD-së në adresë të Presidentit të vendit, Bamir Topi.




Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri i ka bërë apel kreut të shtetit të mos bjerë pre e shantazhit të Berishës. 


Sipas tij, aktualisht janë në krizë edhe institucionet kushtetuese, i gjithë sistemi gjyqësor, dhe po për të njëjtat shkaqe e për faj të të njëjtit njeri, Sali Berishës.




"Dje, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur vëmendjen e publikut nga kriza e vërtetë e transparencës së munguar mbi zgjedhjet e vjedhura e mbi ekonominë kapur nga e njëjta familje në pushtet, sidomos pas daljes me turp nga beteja antikombëtare për uzurpimin e shërbimit sekret, Sali Berisha ka hapur një krize të re me Presidentin e Republikës"- tha Tahiri.




Ai ka kujtuar se pushteti vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë e nënshtruar shqiptarët, të cilët po humbasin përditë vende pune e shpresa tek e ardhmja për shkak se qeverisen nga një pushtet në konflikt me kushtetutën, demokracinë e të ardhmen.


"Shprehje e këtij konflikti është edhe kriza e hapur dje nga Sali Berisha mes pushtetit të vjedhur të 28 qershorit dhe Presidentit të Republikës.

Të cilit i bëjmë thirrje të mos bjerë pre e shantazhit të Sali Berishës dhe të mos e tolerojë më tutje praktikën e gjuetisë së shtrigave ndaj kandidaturave që nominon për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë"- perfundoi Tahiri.

Kushtetuesja, PD akuza Topit. Reagimi: Në shtator, anëtarët e rinj

Partia Demokratike eshte perplasur me Presidentin e vendit, per dekretimin e kreut te Gjykates Kushtetuese.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka akuzuar kreun e shtetit, Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Pas tij, ka reaguar presidenca, e cila ka sqaruar se vonesa nuk eshte per faj te Presidentit, ndersa ka shtuar se anetaret e rinj do te jene gati ne muajin shtator.

Akuzat janë bërë gjate nje deklarate per mediat te deputetit te PD-se, ku Halimi është ndaluar në mosdekretimin nga ana e presidentit të kreut të Gjykatës Kushtetuese.




Sipas Halimit, presidenti Topi nuk ka emëruar kreun e Kushtetueses, që sipas tij duhej bërë që në 4 qershor. "Ky është një akt i rëndë e i paprecedentë. Është një fyerje për Kushtetutën e shtetin ligjor", ka thënë ai.


"Në emër të Komisionit të Ligjeve i kërkoj Presidentit të dekretojë sa më shpejt kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe të thërrasë Parlamentin për të bërë miratimin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi atë ta emërojë kreu i shtetit "- ka thënë Halimi, duke e quajtur fyese për shqiptarët dhe Kushtetutën atë që ka ndodhur.




Sipas tij, për këtë nuk ka asnjë justifikim, madje eshte fyese për shqiptarët që të përdoret si justifikim skadimi i mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që edhe dekretimi i tyre është kompetencë e Presidentit të Republikës.

Reagimi i presidencës, emërimi nis në shtator
Ndërkohë pak pas kësaj deklarate ka reaguar presidenca nëpërmjet këshilltarit juridik Spiro Peci.
Në deklaratën për shtyp Peci u shpreh- "Presim të përfundojë muaji gusht dhe në 6 Shtator kur të nisë Kuvendi do nisim dhe emërimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese".



"Nga 9 kandidatë të Kushtetueses, vetëm 4 prej tyre u ka mbaruar mandati. Asgjë nuk e pengon presidentin të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por përpjekjet nuk kanë të bëjnë vetëm me presidentin, pengesat janë nga burokracia e Kuvendit", ka deklaruar Peci.



Më tej ai shtoi se asgjë nuk e pengon kryetarin aktual të Gjyaktës Kushtetuese të ushtrojë detyrimet e tij, në mënyrë që puna të vijojë normalisht. "Është bërë një zhurmë se Gjykata Kushtetuese është e bllokuar, duhet rithënë se qëllimi ynë nuk është ky, mosemërimi i kreut të Gjykatës nuk sjell bllokim të punës", tha Peci.



Këshilltari juridik i presidencës theksoi më tej se pranë presidentit është ngritur një grup pune me specialistë të fushës që po studiojnë dhe po shqyrtojnë cdo detaj në këtë proces si dhe janë zgjedhur kandidatët në bazë të disa kritereve dhe jo në bazë të interesave sic akuzohet./sh.k/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text