logo_ssm.jpg

Rezoluta e Serbisë për Kosovën e papranueshme


2010-07-29 - 15:14:27

Rezoluta e Serbisë për Kosovën e papranueshme

Rezoluta të cilën Serbia dorëzoi dje për shqyrtim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e anëtarëve të përhershëm

të Këshillit të Sigurimit.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca e kanë cilësuar të papranueshëm tekstin e rezolutës pasi në të thuhet se  Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”. Sipas këtyre shteteve, të cilat kanë mbështetur fuqishëm pavarësinë e Kosovës, në fakt duhet të bëhet fjalë për “bisedime për çështje teknike” e jo për “të gjitha çështjet e hapura”.



“Duhet të specifikohet qartë, pasi për Serbinë çështje e hapur është edhe ajo për statusin, ndërkohë që ne vlerësojmë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe se nuk mund të ketë bisedime për statusin e saj”, shkruan e përditshmja serbe Blic, duke iu referuar një diplomati të huaj të mirëinformuar.



Sipas Ministrisë së Jashtme të Serbisë, me anë të rezolutës që Beogradi dorëzoi dje, i propozohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së qëndrimi i palës serbe rreth Mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Mediat serbe bëjnë me dije se anëtarët kryesorë të BE-së këmbëngulin që në tekstin e rezolutës të saktësohet se bëhet fjalë vetëm për “bisedime teknike mes Beogradit dhe Prishtinës”, të cilat ato vetë i përkrahin.



Pavarësisht veprimeve të Serbisë, Kosova planifikon që në vjeshtë përmes aleatëve të saj ta paraqesë një rezolutë të veten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në të cilën do të prezantohet qëndrimi i qartë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Tashmë është përmendur rezoluta që do ta paraqesin bashkërisht SHBA dhe Shqipëria.

Deri tani shteti i ri është njohur nga 69 shtete, ndërkohë që synohet që ky numër të arrijë në 100 para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator./k.n/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text