logo_ssm.jpg

Qeveria nuk ka disponim ta luftojë korrupsionin


2010-07-29 - 15:03:02

Qeveria nuk ka disponim ta luftojë korrupsionin


Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari- LiLa, tha të enjten se nuk sheh asnjë disponim nga qeveria e Kosovës për ta luftuar korrupsionin. Ajo tha

se ekzekutivi kosovar është vetë ai që ka instaluar korrupsionin në Kosovë. Kusari-Lila kërkoi nga EULEX-i që arrestimet e filluara në MTPT, të mos përfundojnë me arrestimet e punëtorëve teknikë, por ato të shkojnë edhe më larg, në mënyre që EULEX-i, siç tha ajo, të sqarojë para opinionit publik, kush është fajtor për keqpërdorimin e 80 milionë eurove në MTPT.


Duke folur për strategjinë e privatizimit të PTK-së, Kusari tha se asnjë investitor serioz nuk mund të investojë në Kosovë, duke pasur parasysh faktin se vet posta është nën hetime, pastaj MTPT është nën hetime, sikurse edhe Banka Qendrore.


Nënpresidentja e AKR-së ka kërkuar nga kryeministri Thaçi të sqarojë se nga cilat ndërhyrje politike po mundohet të ruajë PTK-në, përderisa dihet se institucionet përbëhen nga koalicioni PDK-LDK.


Po ashtu, ajo ka kontestuar deklarimet e ministrit Shala lidhur me publikimin e raportit të auditorit gjeneral. Përkundër këtyre deklaratave, sipas Kusarit aty janë vërejtur shumë keqpërdorime. /t.l/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text