logo_ssm.jpg

Ambasadori Anton Berisha rrezikon të shkarkohet


2010-07-29 - 11:40:48

Ambasadori Anton Berisha rrezikon të shkarkohet

Afera rreth çekut 16.2 milionë euro e vitit 2007 mund t’ia rrezikojë postin ambasadorit të Kosovës në Slloveni Anton Berishës. 
Kjo, pasi që në kohën kur Berisha ishte drejtor

i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, garancia bankare e konsorciumit “Kosmocell”, në vlerë prej 16.2 milionë eurosh ishte zhdukur dhe nuk kishte përfunduar në arkën e shtetit.

Së fundi EULEX-i ka filluar ta hetojë ketë aferë.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin, ka paralajmëruar se nëse vërtetohet implikimi i ambasadorit Berisha në aferën e çekut 16-milionësh të konsorciumit “Kosmocell”, atëherë MPJ-ja do të ndërmarrë veprime karshi gjetjeve të EULEX-it.


Numri dy i MPJ-së kosovare ka potencuar se secili person, i cili konkurron për ndonjë post në kuadër të shërbimit diplomatik, duhet të sjellë edhe një vërtetim nga policia që nuk është i ndjekur penalisht apo nën hetime. “Askush nuk është mbi ligjin, e as shërbyesit tanë diplomatikë”, ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar se “në kohën kur është bërë emërimi, të gjithë kandidatët kanë deponuar një deklaratë nga policia që nuk janë nën hetime, dhe në rast se ndryshojnë rrethanat do të ndryshojnë edhe veprimet tona”.


Ndërsa zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Xhavit Beqiri është shprehur se Presidenca nuk dëshiron të prejudikojë diçka në këtë drejtim, por do të presin deri në rezultatin e hetimeve. 
“Koha Ditore” të shtunën e javës së kaluar ka raportuar se EULEX-i është duke hetuar aferën e çekut 16.2 milionë eurosh të konsorciumit “Kosmocell”, i cili tash e tri vjet vazhdon të mos jetë i derdhur në thesarin e shtetit, e kjo kishte ndodhur në kohën kur në krye të ART-së ishte ambasadori aktual Berisha. 


Hetimet e EULEX-it rreth garancisë bankare në vlerë prej 16.2 milionë eurosh të konsorciumit “Kosmocell”, i pati konfirmuar për KD edhe kryetari aktual i Bordit të ART-së, Ekrem Hoxha. 
Ndryshime në stafin diplomatik kosovar janë paralajmëruar edhe më herët në kuadër të një procesi të filluar nga Qeveria e Kosovës të ashtuquajtur “riformatim” e herë “riformatizim”.


Zëvendësministrja Çitaku ka thënë të hënën për gazetën se procesi i “riformatimit” të stafit diplomatik është duke u konsoliduar. 
“Ne me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me shërbimin diplomatik jemi të obliguar që të vlerësojmë performancën për të gjithë përfaqësuesit tanë diplomatikë, dhe më pas, duke u bazuar në vlerësimet e bëra, do të merren edhe hapat për avancimin apo për uljen e gradave të shërbyesve tanë diplomatikë”, ka thënë Çitaku. 


Më tutje, ajo ka sqaruar se janë formuar dhe janë duke punuar edhe komisionet përkatëse për një vlerësim të tillë. “Neve shumë shpejt besojmë se ministri i Jashtëm në koordinim me presidentin do të marrin vendimet për ndryshimet eventuale në shërbimin diplomatik”, ka thënë ajo.


“Riformatimi” ka nisur në fund të muajit mars me shkarkimin e gjashtë ministrave, tre nga PDK-ja dhe tre nga LDK-ja. Është përcjellë me shkarkime të kryeshefave të agjencive të ndryshme dhe me emërime e shkarkime të zëvendësministrave.
Gazeta më herët pati raportuar se si të parët në këtë proces është e mundur të përfshihen ambasadori në Tiranë, Gazmend Pula, ambasadori në Romë, Albert Prenkaj, si dhe ambasadori në Bernë, Naim Mala. 


“Asnjëri nga këta tre ambasadorë nuk ka dëshmuar se është i denjë për të qenë në krye të përfaqësive diplomatike në shtetet respektive”, ka thënë një zyrtar i lartë brenda Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti./k.n/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text