logo_ssm.jpg

Pranga 5 zyrtarëve të Punësimit në Kurbin


2010-07-29 - 11:35:20

Pranga 5 zyrtarëve të Punësimit në Kurbin

Pesë zyrtarë të Zyrës së Punësimit në Kurbin kanë përfunduar në pranga të akuzuar për shpërdorim detyre,m vjedhje e falsifikim. Sipas prokurorisë së rrethit

mësohet se janë ndaluar ish drejtori i Zyrës Vendore të Punësimit në Kurbin dhe 2 ish specialistë të kësaj zyre, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë vitit 2008 dhe 2009 kanë krijuar dosje fiktive të papunësisë për rreth 85 persona.



"Gentjan Rukaj, ish drejtor i i zyrës vendore të punësimit Kurbin, Mirjeta Frrokaj me detyrë ish specialiste e pagesës së papunësisë, Bledar Cufaj, me detyre ish specialist i shërbimeve në këtë zyrë"- thuhet në njoftimin e prokurorisë, ku shtohet se bashkë me ta janë arrestuar edhe Klaudiana Rasha dhe Gjon Sevgjini.



Sipas tij, të akuzuarit kanë ushtruar detyrën e tyre në zyrën e punësimit në Kurbin nga fundi i vitit 2007 deri në Maj te vitit 2009. Sipas të njëjtit burim, procedimi ndaj tyre nisi një vit më parë pas denoncimit në media për shkelje në këtë zyrë.



Pas hetimit të bërë rezultoi se të ndaluarit i kane shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në shumën prej 6 000 000 lekë të reja./sh.k/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text