
2010-07-29 - 11:29:54
Një i arrestuar në lidhje me hetimet në MTPT
Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it, të enjten në Prishtinë ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT)
në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /t.l/amc




