logo_ssm.jpg

Shqipëria dhe Maqedonia kundër ideve për ndarje


2010-07-29 - 11:25:02

Shqipëria dhe Maqedonia kundër ideve për ndarje


Shqipëria dhe Maqedonia janë kundër ideve për ndarje dhe kufij të ri në Ballkan, kanë vlerësuar bashkërisht ministri shqiptar i punëve të jashtme Ilir Meta dhe kolegu i tij

maqedonas Antonio Milloshoski. Duke komentuar idetë për ndarje të mundshme të Kosovës, Meta dhe Milloshoski pas takimit të tyre në Shkup thanë se idetë e këtilla i takojnë të kaluarës dhe nuk janë në pajtim me synimet e vendeve të rajonit për integrim në strukturat euro atlantike.


"Zgjidhja e problemeve për rajonin nuk është në politikat iracionale ndaj disa kufijve të rëndësishëm, por në bashkimin dhe bashkëpunimin në këtë rajon europian në të cilin kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm. Dëshira e rajonit për tu bërë pjesë e familjes europiane duhet të ketë kapacitet ta mund skepticizmin e disa politikave se BE duhet të bëje pauzë të madhe në politikën e zgjërimit" th Milloshovski.


Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë tha se nuk ka gjë më të mërzitshme për qytetarët se sa të dëgjojnë për sëri plane për shkëmbime territoresh. "Është koha për t'i hequr kufitjë. Do të përshëndesja deklaratën e znj. Eshton e cila pas vendimit të GJND-së bëri të qartë se fillon një fazë e re" tha Meta.  


Dy diplomatët kanë biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Është konstatuar se marrëdhëniet bilaterale dhe politike janë në nivel të lartë, porse ky trend duhet të përvcillet edhe nga rritja e nivelit të bashkëpunimit në sferën e ekonimisë.


Ministri shqiptarë i punëve të Jashtme ka potencuar edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si dokumet i rëndësishëm jo vetëm për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.


"Në këtë drejtim mbështesim implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të realziuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të afruar akoma më shumë Maqedoninë në BE" tha Meta.


Gjatë ditës së sotme Meta është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov, me kryetarin e Parlamenit Trajko Veljanovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Në kuadër të vizitës dyditore janë paraparë takime ehde me kryetarët e e partive shqiptare Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani, si dhe me liderin e opozitës Maqedonase Branko Cërvenkovski.


Ndërkaq të enjten ministri Meta do të mbajë një ligjëratë në qendrën për bashkëpunim rajonal MARRI në Shkup./lajm/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text