logo_ssm.jpg

Deçan, protestë- kërkohet lirimi i Haradinajt


2010-07-29 - 11:19:44

Deçan, protestë- kërkohet lirimi i Haradinajt


Me nismë të kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, të premten

(më 30 korrik) organizohet një marshim protestues i të gjithë nëpunësve dhe zyrtarëve të tjerë të Komunës së Deçanit, për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën me vendimin e Dhomës së Apelit të TPI-së, për rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe njëherit do të kërkohet lirimi sa më i shpejtë i tij.


Manifestimi do të jetë i karakterit të një shëtitjeje të qetë, duke nderuar sakrificën e njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vënie lulesh te bustet dhe përmendoret e të rënëve të UÇK-së në sheshet e Deçanit.


Njoftohet se manifestimi nis në orën 12:00, kur kryetari i Komunës së Deçanit dhe të gjithë nëpunësit tjerë, të veshur me bluza me simbolin e kampanjës në mbështetje të Haradinajt, do të nderojnë te shtatorja e Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, në sheshin qendror të qytetit, për të vazhduar më pas te shtatoret e të rënëve të tjerë në këtë qytet.


Bëhet e ditur se manifestime të tilla me kërkesë për lirimin sa më të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, do të mbahen edhe në ditët në vijim, në Deçan dhe anembanë Kosovës. /t.l/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text