logo_ssm.jpg

Marnhac shef i EULEX-it


2010-07-28 - 11:36:18

Marnhac shef i EULEX-it

Gjenerali francez Xavier Bout de Marnhac është emëruar

të martën shef i ardhshëm i Misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, në Kosovë.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njofton Zyra për informim e EULEX-it.

Gjenerali de Marnhac do ta marr postin më 15 tetor, të cilën aktualisht e mban francezi tjetër Yes de Karmabon.

Ashtu sikurse de Kermabon më 2004-2005 edhe de Marnhac ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Kosovë në periudhën 2007-2008.

Ndersa shefi aktual i misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, ka thënë se arrestimi i guvernatorit të Bankës Qëndrore të Kosovës javën e kaluar, nuk është i vetmi operacion i rëndësishëm që ka kryer ky mision.

Ndërkohë duke folur për task forcën Anti-Korrupsion e cila përbëhet nga 3 prokurorë amerikanë dhe 5 evropianë, Kermabon ka thënë se Kosova po merr gradualisht përgjegjësitë e saj si shtet dhe është përfshirë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

Duke folur për mënyrën e funksionimit të misionit, Kermabon ka thënë se EULEX po e bën punën e vet si duhet dhe se misioni i tij është shumë neutral, pasiqë nuk pranon asnjë ndërhyrje politike, diplomatike apo mediale. Sipas tij, fraza që tashmë po përdoret shpesh ‘Askush nuk është mbi ligjin’ e përshkruan më së miri punën që kryen EULEX-i./r.k/amc

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text