
2010-07-28 - 11:17:17
Maradona nuk është më trajner i Argjentinës
Federata Argjentinase e Futbollit ka konfirmuar se Diego Maradona nuk do të jetë
më trajner i përfaqësueses së Argjentinës.“Presidenti i AFA, Julio Grondona, i ka informuar anëtarët e komitetit ekzekutiv në lidhje me bisedimet me Diego Maradonan, duke treguar pikat e rëndësishme të takimit”.
“Komiteti ekzekutiv në mënyrë të plotë dhe unanime ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën Diego Maradonas si trajner kryesor i kombëtares së Argjentinës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AFA. /t.l/amc




