
2010-07-28 - 11:05:54
Bastiset shtëpia e ish komandantit të UÇK-së
Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it
ka bastisur shtëpinë e ish komandanti të UÇK-së. Kjo bastisje është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca.
Në njoftimin e EULEX-it thuhet se bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje. /t.l




