
2010-07-28 - 10:59:28
Meta nesër për vizitë në Maqedoni
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë
Antonio Milloshoski. Në Shkup, Meta do të takohet me nikoqirin e tij Milloshoski, por do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe nga kryetari i Kuvendit, Trajko Velanoski.
Siç paralajmëroi MPJ-ja, gjatë takimeve pritet të bëhet fjalë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, për proceset e integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa kujdes i veçantë do t'i kushtohet mundësive për intesifikimin e bashkëpunimit ekonomik./l.a




