logo_ssm.jpg

Fjalët e Dellit


2010-07-28 - 10:37:41

Fjalët e Dellit

Ambasadori Amerikan Christopher Dell thotë se as ai, as Kryeministri Thaçi, nuk kanë bërë thirrje që Veriut t’i jepet autonomi. Dell përsërit se SHBA mbështet fuqimisht statusin e Kosovës si një shtet

i pavarur dhe sovran dhe integritetin e tij territorial.

Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka sqaruar të martën deklaratat e tij të bëra në Washington të enjten e kaluar lidhur me veriun e Kosovës.

Mediat raportuan ditëve të fundit se diplomati amerikan ka thënë para gazetarëve në Washington se për Veriun mund të ketë zgjidhje “kreative”.

Sipas shkrimeve në media, Dell duke u thirrur në deklarata të Kryeministrit Hashim Thaçi, kishte thënë se mund të ketë zgjidhje të veçantë për Veriun dhe autonomi.
Por, të gjitha këto, Ambasadori i SHBA’së i ka mohuar të martën, përmes një deklarate për media.

“Komenti im për mediume më 22 korrik lavdëroi Kryeministrin për prirjen e tij për të ecur përpara dhe për të menduarit e tij kreativ lidhur me situatën në Kosovën veriore. Unë nuk kam bërë thirrje për dhënien e autonomisë Kosovës veriore dhe as Kryeministri nuk e ka bërë ndonjëherë një gjë të tillë – as publikisht dhe as privatisht”, ka thënë Dell.

Sipas tij, ka pasur “dredhi gazetareske” lidhur me deklaratat e tij në Washington.

“Në të vërtetë, unë kam sfiduar saktësinë e këtij karakterizimi të qëndrimit të Kryeministrit nga gazetari serb, i cili më bëri pyetjen dhe unë jam i befasuar kur pashë se mediumet e Kosovës kanë rënë pre e kësaj dredhie të njohur gazetareske”, ka thënë ai, duke shtuar se Zëri i Amerikës e ka futur fjalën “autonomi” në titullin e vet, por ai nuk e ka përdorur atë dhe nuk do ta përdorë, sepse SHBA’ja nuk e mbështet atë.

“Qëndrimi i Qeverisë së SHBA’së është shumë i qartë. Ne fuqimisht mbështesim statusin e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran dhe integritetin e tij territorial. Ne do të donim të shohim që Kosova dhe Serbia të ecin përpara së bashku, si shtete të pavarura, drejt integrimit në institucionet euro-atlantike”, përfundon deklarata e Ambasadorit Dell.

Raportimet mediale për deklaratat e Ambasadorit Dell në Washington, të martën paradite, kanë shkaktuar reagime nga deputetët e partive opozitare. Ata kërkuan sqarime nga Kryeministri Hashim Thaçi për deklaratat në fjalë.

“Kryeministri do të duhej të japë një përgjigje para qytetarëve të Kosovës, përkitazi me vërtetësinë e atyre deklaratave”, ka thënë Shefi i Grupit parlamentar të AKR’së, Ibrahim Makolli. Kërkesa të tilla për sqarim të Kryeministrit kanë bërë edhe deputetë të partive të tjera opozitare.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke përjashtuar mundësinë që statusi special për Veriun të jetë pranuar si opsion, tha se duhet të pritet që Ambasadori Dell të vijë në Kosovë dhe ta sqarojë këtë deklaratë.

“Ajo çka dua të them, duhet ta lexojmë drejt deklaratën e Ambasadorit dhe unë dua të them që deklarata e Ambasadorit, mendimet e SHBA’së dhe të tjerëve janë ato që ne i shqyrtojmë, por nuk është diçka që ne kemi menduar për ndonjë status special apo diçka tjetër”, ka thënë Kuçi./Nga Valmir Klaiqi
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text