
2010-07-27 - 14:51:31
SHBA dhe BE rezolutë për Kosovën në AP të KB
Pavarësisht asaj që do të bëjë Serbia, Kosova planifikon ta ketë Rezolutën e saj në OKB. Kjo natyrisht vetëm nëpërmjet aleatëve. Vlora Çitaku, zv/ministre e Jashtme
e Kosovës, ka thënë mbrëmë në emisionin Interaktiv në KTV, se SHBA-ja dhe shtetet kryesore të BE-së në shtator do të paraqesin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një rezolutë për dhe në emër të Kosovës.
Ajo ka thënë se aty do të prezantohet qëndrimi i qartë i GJND-së për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës. Çitaku ka folur edhe për lobimin intensiv që po bën Ministria e Jashtme, në koordimin me mbështetësit ndërkombëtarë, për të siguruar njohje të reja për vendin.
Sipas saj, i gjithë kori diplomatik do të jetë thellësisht i angazhuar për prezantimin e qëndrimit për njohje tek përfaqësuesit e vendeve që nuk e njohin Kosovën./k.n




