
2010-07-27 - 14:41:11
Thaçi çmon kontributin e lobit shqiptaro-amerikan
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se e çmon lart kontributin për njohjen e Kosovës, që ka dhënë dhe po jep lobi amerikan. Kreu i ekzekutivit të Kosovës
“Fitorja në GJND, është edhe fitore e lobit amerikan”, tha Thaçi pas takimit me Mustafën.
Ky i fundit, premtoi se angazhimi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, do të vazhdojë edhe më tutje që të lobojë për njohjen e Kosovës. Mendimi i GJND-së, siç tha Mustafa, vërtetoi edhe një herë se shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. /t.l/amc




