logo_ssm.jpg

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Itali


2010-07-27 - 11:40:00

Dy shqiptarë arratisen nga burgu italian


Dy shqiptarë arratisen nga burgu Don Bosco në Pisa të Italisë. Mediat italiane, duke iu referuar policisë

raportojnë sot se dy shqiptarët, Bledar Shehu, 27 vjec dhe Roland Dedja, 26 vjec janë arratisur nga burgu duke përdorur carcafët që i kishin lidhur me njëri-tjetrin si litar. 


Sipas policisë ata nuk ishin dënuar në mënyrë përfundimtare, por mësohet se njëri ishte arrestuar për grabitje dhe tjetri për vrasje. 




Sipas mediave italiane, pasi kaluan muret dhe nuk u dha asnjë shenjë alarmi, shqiptarët ndaluan një grua që ishte duke drejtuar një makinë tip xhip e detyruan të zbriste, morën makinën dhe u larguan me shpejtësi. 


Sekretari i sindikatës së Policisë së Burgut ka deklaruar për mediat se kjo ishte një arratisje e paralajmëruar për shkak të mungesës së stafit dhe kushteve të sigurisë në burg.




"Alarmi i sigurisë nuk funksiononte prej kohësh. Në burg ndodhen 458 të dënuar, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 250 vende"- ka thënë Donato Capece. 


Policia nisi menjëherë kërkimet, të cilat vazhdojnë ende, por nuk ka gjurmë të të arratisurve./sh.k

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text