logo_ssm.jpg

Humar: Zgjidhja e emrit, pastaj në NATO


2010-07-27 - 11:32:06

Humar: Zgjidhja e emrit, pastaj në NATO

Ftesa për anëtarësim në NATO pret vetëm zgjidhjen e kontestit me emrin, thotë shefi i ekipit këshilldhënës i Alencës në Maqedoni, David Humar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Humar thekson se reformat nuk janë arritje e njëhershme dhe se duhet të jenë proces i vazhdueshëm, por se kjo ka të bëjë me vendet tjera, e veçanërisht me anëtaret e reja.


"Zgjidhja e shpejtë e kontestit me emrin është kyçe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO", thotë Humar.


Ai nuk beson se rritja e tensioneve të Kosovës mund ta destabilizojë Maqedoninë. "Në raport me sigurinë e rajonit ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm para.

Ftesa e cila ishte dërguar nga NATO deri te vendet nga rajoni është njëra nga këto hapa. Vendi juaj është në prag të Aleancës, ndërsa proceset janë në vijim në Malin e Zi dhe Bosnjën.

Kur njëherë ky proces do të përfundojë dhe të gjitha vendet ballkanike do të jenë atje ku takojnë, në familjen euroatlantike, jam i sigurtë se çështjet në lidhje me sigurinë më nuk do të jenë në krye të axhendës.

Ndërsa kjo ditë, nga pikëvështrimi im, nuk është larg", thotë shefi i ekipit këshilldhënës të Aleancës në Maqedoni.


Humar shton se është i bindur se mbështetja e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësimin në NATO nuk zvogëlohet dhe bind se Aleanca do të vazhdojë ta përkrahë Maqedoninë, si në reformat e mbrojtjes, ashtu edhe në reformat e tjera./lajm/amc
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text