logo_ssm.jpg

Serwer: Koha që Serbia ta njohë Kosovën


2010-07-27 - 11:13:08

Serwer: Koha që Serbia ta njohë Kosovën


Nënkryetari i Qendrës për Inovacione dhe shefi i Grupit punues për Ballkanin në Institutin Amerikan për Paqe, Daniel Serwer ka vlerësuar se asgjë me vendimin e GJND-së

nuk duket se e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por është koha që Beogradi ta pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën si një shtet sovran, integriteti territorial i të cilit nuk është i hapur për sfidim.


Daniel Serwer duke komentuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në ueb faqen e USIP-së, u është përgjigjur shkurt pyetjeve esenciale që rezultojnë pas opinionit të GJND-së.


Ai tha Gjykata ka këshilluar se Deklarata e Pavarësisë nuk ka qenë e jashtëligjshme dhe kjo konfirmon ligjshmërinë e mënyrës si Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar i kanë trajtuar çështjet e ndjeshme, me gjithë pohimet e kundërta të Beogradit.


Mirëpo, se çfarë do të ndodh tani, Serwer thekson se çështja do të zhvendoset në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e mund të pritet se do të pranojë vendimin e gjykatës dhe ka mundësi të bëjë thirrje për bisedime rreth çështjeve praktike mes Prishtinës dhe Beogradit.


“Disa shtete kanë hezituar të njohin Kosovën derisa GJND-ja ka qenë duke shqyrtuar rastin dhe tani pres që më shumë shtete ta bëjnë këtë. E imagjinojë se më shumë se 100 shtete do ta kenë bërë këtë deri në fund të këtij viti”, citohet të ketë thënë Serwer.


Sipas tij, edhe pse opinioni i GJND-së nuk është obligativ, për shkak se Serbia e kërkoi atë, Beogradi tani është e qartë se është i obliguar nga ai.


Ai tha se pret bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit rreth shumë çështjeve që duhet të zgjidhen në mënyrë që të vendosen “marrëdhënie të mira fqinjësore” sikur që kërkohet për anëtarësim në BE.

Serwer shprehu shpresën se të dyja palët do të duan të diskutojnë për personat e zhdukur, shtetësinë, pronën dhe pensionet , tregtinë, energjinë, ujin dhe çështjet ambientale. /koha ditore/telegrafi/amc

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text