
2010-07-23 - 14:17:59
Rumania s’do ta njohë Kosovën
Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili mbështet shkëputjen e Kosovës
nga Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme rumune. “Ministria ripohon qëndrimin e saj, të shprehur vazhdimisht në vitet e fundit, se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.
“Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por kjo e fundit e ka trajtuar ‘shumë ngushtë’ çështjen”, thuhet në deklaratë.
Bukureshti po ashtu u bëri thirrje Prishtnës dhe Beogradit “të rifillojnë dialogun për të gjetur një zgjidhje që korrespondon me interesat e të dyja palëve dhe që siguron stabilitet dhe të ardhme evropiane për rajonin”./e.l/amc




