
2010-07-23 - 14:11:51
Në Detin e Zi zbulohet anija 200-vjeçare
Arkeologët bullgarë kanë zbuluar në Detin e Zi, në 90 metra thellësi, 40 kilometra
në perëndim të qytetit Sozopol, një mjet lundrues të shekullit XVIII-XIX. Sipas Hristine Angelove nga Qendra për Arkeologji, ky është mjeti më i madh lundrues, i cili është gjetur deri tash.
Bëhet fjalë për një lundruese me më se dy ose tre krahë. Anija është 50 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë. Sipas arkeologëve, konstrukti i anijes është i ruajtur mirë./k.n




