
2010-07-23 - 14:03:55
Lëngu i mollës kundër Alzheimerit
Rezultatet e një pilot-studimi, në të cilin janë përfshirë 21 njerëz të diagnostikuar
me sëmundjen Alzheimer, tregojnë se konsumimi i përditshëm i lëngut të mollës lehtëson simptomat e sëmundjes te këta pacientë.
American Journal of Alzheimer's Disease and Other Dementias njofton se gjatë periudhës njëmujore, pacientët me format e demencës, nga të mesmet deri te ato të rëndat, kanë pirë nga 250 mililitra lëng molle në ditë.
Autorët e studimit kanë thënë se pas periudhës së testimit është vërejtur përmirësimi i sjelljes së pacientëve, dhe njëherit janë zvogëluar simptomat psikotike, si anksioziteti, shqetësimi dhe iluzionet. /Telegrafi/AMC




