logo_ssm.jpg

AKR: Duhet ngritur bashkëpunimin me Brukselin


2010-07-23 - 13:55:31

AKR: Duhet ngritur bashkëpunimin me Brukselin


Aleanca Kosova e Re(AKR) vlerësoi se Qeveria e Kosovës duhet të ketë planin

e detajuar të angazhimit në sferën e sundimit të ligjit, në sferën diplomatike dhe ekonomike.


Sipas kësaj partie, është momenti qenësor për vendosjen e rendit në gjithë territorin e Kosovës përfshire këtu edhe ri-vendosjen e pikave kufitare 1 dhe 31, ndërsa sa i përket bisedimeve me Serbinë, platforma e bisedimeve duhet të prezantohet në Kuvendin e Kosovës dhe prej aty të përgatitet strategjia dhe temat e rëndësishme për qytetaret e Kosovës.


AKR po ashtu thekson se duhet ngritur bashkëpunimin me Brukselin dhe lobimin për 5 njohjet nga shtetet e BE-së si dhe fillimin e përgatitjeve për prezantimin e kërkesës për anëtarësim në OKB.


“Pas shpalljes së mendimit të GJND-së për Kosovën mund të themi se fillon një epokë e re me të cilën hiqen pothuajse të gjitha barrierat formale për integrimin e Kosovës si entitet shtetëror plotësisht i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thekson kjo parti.


Ndërsa, sa i përket sferës ekonomike, Kosova duhet të jetë proaktive në promovimin e investimeve në Kosovë, në kohën kur Kosova është edhe njëherë lajmi kryesor në mediet ndërkombëtare. /AMC/T.L
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text