
2010-07-23 - 12:35:12
“Google Earth” e bën atë që se bënë Ahmeti as Thaçi
Flamuj shqiptarë janë paraqitur në qendër të Shkupit. Mirëpo kësaj radhe ato nuk janë vendosur as nga Ali Ahmeti e as nga Menduh Thaçi, por nga ueb servisi i njohur “Google Earth”
Gjatë disa ditëve të kaluara vizitorët që e kanë vizituar Shkupin përmes këtij ueb servisi, kanë mundur të shohin flamuj shqiptarë në qendër të Shkupit. kjo ka shqetësuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, e cila për këtë shkak, në sitilin kinez i është drejtuar me vërejtje ueb faqes së njohur botërore Google.
MPJ ka reaguar te Qendra e korporatës e “Google”, për shkak të paraqitjeve të flamujve shqiptarë në qendrën e Shkupit, në animimin kompjuterik të „Google Earth”.
$Siç informojnë nga MPJ, pas dorëzimit të reagimit, nga Google janë përgjigjur se bëhet fjalë për një qasje hakerësh në sistem, e jo për gabim të tyre, duke shprehur bindje se lëshimi do të mënjanohet menjëherë. Reagimi i MPJ-së, vjen pas reagimit të shfrytëzuesve të internetit në Maqedoni, për paraqitjen e flamujve./lajm/amc




