logo_ssm.jpg

Anita Haradinaj: S'ka drejtësi në Gjykatën e Hagës


2010-07-23 - 12:22:43

Anita Haradinaj: S'ka drejtësi në Gjykatën e Hagës

Intervista/ E gjithë bota ime është rrëzuar sot, shpresat për drejtësi janë zbehur, sepse burgimi i dytë i Ramushit nuk ka asnjë bazë". Anita Haradinaj flet me zë të dridhur. Është e shqetësuar

, e zhgënjyer nga vendimi që u shqiptua dje nga gjykatësit e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të rikthyer sërish gjyqin ndaj bashkëshortit të saj. Anita, e martuar në vitin 2003 me liderin e dikurshëm të UÇK-së, e ka shoqëruar atë gjatë gjithë seancave gjyqësore në Hagë, deri dy vjet më parë kur Haradinaj u lirua nga akuzat.

Dje në Prishtinë, ajo nuk dinte më ç't'i thoshte djalit Gjin dhe vajzës Hana, që babanë e tyre e kanë pasur më shumë larg sesa afër në vitet e para të jetës. Ndërsa për Anitën, ky është rifillimi i një kalvari të lodhshëm e të dëshpëruar udhëtimesh nga Kosova drejt burgut të Sheveningenit, ku Haradinaj ndodhet që prej paradites së djeshme.

Znj.Haradinaj, sapo është shpallur vendimi i Gjykatës së Hagës për të rigjykuar sërish bashkëshortin tuaj. Cili është reagimi juaj i parë?

Ndihem e zhgënjyer, ndihem e fyer nga e gjithë kjo që po ndodh. Është një dhimbje e madhe. Nuk besoja se do të shkonte kështu, kisha besim te Gjykata e Hagës. Vetë kjo gjykatë rrëzoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe nuk ishin pak. Ndodhi kaq shpejt e gjitha dhe nuk e prisja aspak, nuk doja ta besoja.

Besoni se ka drejtësi në vendimin që u dha sot?

Unë nuk di ç'të mendoj. Kjo gjykatë, ose nuk ka profesionistë, ose nuk ka aspak drejtësi aty. Akuzat e ngritura ndaj Ramushit, 37 të tilla, u rrëzuan pasi dolën para gjykatës më shumë se 100 dëshmitarë. Ndërsa tani, me dy dëshmitarë mund të kthehet pas vendimi e të rinisë edhe njëherë gjyqi. Nuk mund ta besoj që ka diçka të drejtë në këtë mes.


Por gjykata tha se dëshmitarët e paraqitur gjatë gjyqit ishin nën presion...
Kjo është punë e gjykatës, të përcaktojë cilësinë e dëshmitarit, cilësinë e dëshmisë së tij. Unë s'di ç'të them për këtë, por nuk besoj të kenë qenë nën presion. E vërteta është që ata dëshmitarë i rrëzuan akuzat ndaj Ramushit, para Gjykatës së Hagës. Ishin dëshmitarë të thirrur prej tyre.

E prisnit një odise gjyqësore kaq të gjatë në Gjykatën e Hagës?

Është tepër e gjatë, me të vërtetë. Ka nisur që në vitin 2005. Njeriu lodhet, dërrmohet nga një zgjatje e tillë pafund. Ne prisnim të kishte sorollatje të tilla, pasi ka një hierarki të jashtëzakonshme në Gjykatën e Hagës. Këtë e kuptuam kur nisi e mbaroi faza e parë, kur nisi faza e dytë, para se të jepej vendimi për lirimin. Por, pas shumë vështirësish, tani që menduam se do të rifillonim jetën normalisht, ndodhi kjo. Është e paimagjinueshme.

Sa e vështirë ka qenë kjo kohë për ju?

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Kur Ramushi u dorëzua në Hagë, ishte viti 2005 dhe ne kishim vetëm 2 vjet martesë. E gjithë kjo kohë ka kaluar duke shkuar në Hagë e duke u kthyer, shtatzënë, me fëmijë të vegjël më pas. Ata e kanë ndjerë mungesën e të atit, edhe pse u kam qëndruar shumë pranë.

Cili do të jetë hapi tjetër i bashkëshortit tuaj?

Do të bëjë kërkesë për lirim me kusht. Më pas do të shohim ç'do të ndodhë. Datat e gjykimit të ri ende nuk janë vendosur. Partia e tij gjithashtu e ka kundërshtuar vendimin, duke e kritikuar atë.

Besoni se do të lirohet së shpejti?
Shpresoj shumë, me-gjithëse të gjitha shpresat e mia për drejtësi janë të zbehura sot./Elira Çanga

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text