logo_ssm.jpg

Arrestohet guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi


2010-07-23 - 12:01:34

Arrestohet guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi


Që nga ora 06:00 e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e “Task Force” Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private

të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private, ndërsa është arrestuar Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi.


Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.


Këto hetime i konfirmuan edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa bënë të ditur se hetimet po zhvillohen edhe në lokacionin e zyrtares për mbikëqyrje financiare Shkëndije Hima.


Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK), Nazmi Mustafa si dhe monitoruesit policor të EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, ndodhen në Bankën Qendrore për mbikëqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty. /Telegrafi/AMC
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text