logo_ssm.jpg

Berisha: GJND faktoi të drejtën për pavarësi


2010-07-22 - 17:05:26

Berisha: GJND faktoi të drejtën për pavarësi

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka përshëndetur në një konferencë për shtyp vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës. Berisha ka deklaruar se gjykata e Hagës

faktoi para gjithë planetit se pavarësia e Kosovës ishte më se e drejtë. 

“Përshëndesim vendimin e GJND. Gjykata e Hagës, trupi gjykues më i lartë i botës, u faktoi qytetarëve të planetit se pavarësia e Kosovës është në frymë të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Është në frymë dhe gen të plotë me të gjitha rregullat, rezolutat e rregulloret. Ky është një vendim historik, një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan e më gjerë”, është shprehur Berisha. 

Sipas tij, vendimi i gjyqtarëve vërtetoi të drejtën e popullit kosovar për pavarësi e vetëvendosje dhe mbylli kapitullin e dhimbjeve dhe vuajtjeve që ka kaluar kombi shqiptar.



“Me analizën dhe mendimin e tyre, gjykatësit më të lartë të botës faktuan në mënyrë të pakundërshtueshme se shpallja e pavarësisë ishte rezultat i pashmangshëm, ishte një e drejtë e patjetërsueshme e përfaqësuesve të popullit të Kosovës.

Ky vendim është gjykimi dhe hedhja poshtë e të gjitha traktateve që ranë mbi kombin shqiptar dhe i shkaktuan atij dhimbje, vuajtje dhe sakrificat më të mëdha dhe më të rënda”, ka theksuar Berisha. 

Kryeministri shqiptar ka shtuar më tej se tani për Kosovën, por edhe për Serbinë hapen perspektiva të reja, të cilat udhëhiqen nga ideali për anëtarësimin në BE. 



Berisha ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e vendit të tij për të kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. 

“Dy vende, pavarësisht nga historia e shkuar, tani kanë të përbashkët idealin evropian.

Shqipëria është e vendosur të japë gjithë kontributin e saj për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, mes Tiranës dhe Beogradit dhe mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka theksuar Berisha, duke shtuar se vendimi i GJND-së u dha fund planeve për ndarje e shkëmbime territoresh./t.ch
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text