logo_ssm.jpg

Më 30 korrik dorëzohen çelësat e shtëpisë së re familjes Hajrullahu


2010-07-22 - 10:37:51

Më 30 korrik dorëzohen çelësat e shtëpisë së re familjes Hajrullahu

Pas një pune të madhe dhe shumë modeste që ka bërë e që është

duke bërë kryesia e shoqatës SHHLP-Zvicër, bashkë me anëtarët e saj, që janë të shpërndarë në tërë botën e në bashkëpunim me OVL dega në Bujanoc, me datë 30.07.2010 ditë e premte, pas namazit të xhumasë, publikisht do ti dorëzohen çelësat e shtëpisë së re familjes së Kadri Hajrullahu nga Muhoci komuna e Bujanocit, familja gjashtë anëtarëshe, e cila kishte jetuar në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

SHHLP duke parë se shumë familje në Kosovën Lindore kanë nevojë edhe për ndihma të kësaj natyre, me sukses, po përmbyll një punë të madhe dhe po gjenë përkrahje gjithnjë e më shumë në mesin e bashkatdhetarëve vullnetmirë. Ashtu sikurse vjetë dhe viteve tjera, edhe pse anëtarët së bashku me kryesinë, natyrisht se janë për pushime verore në atdhe, ata nuk rrinë ndër hije, kur shohin se ka shumë vëllezër që mezi sigurojnë kafshatën e bukës dhe janë në gjendje të rëndë sociale.

Me të siguruar këtë lajm, bashkëbiseduam edhe me nënkryetarin, veprimtarin e dalluar të Kosovës Lindore në diasporë z.Fazli Musliu, njëherit xhaxhai i dëshmorit të UÇPMB-së, komandant njësitit Mitat Musliut, i cili po qëndron në Preshevë dhe ai ndër të tjera na tha në lidhje me këtë projekt: "Falënderojë dhe perendia i shpërbleftë të gjithë ata që po mundohen të japin dhe që kanë dhënë ndihma, që ne sot e përfunduam edhe shtëpinë e radhës.

Ne e dijmë, se në Kosovën Lindore kemi shumë familje të varfëra, prandaj, nuk mundemi të rrahim gjokse, e të rrimë ndër hije e të kënaqemi, kur shohim se shumë familje janë në gjendje të mjerueshme. Mjafton të dalësh dhe të shohësh se si jetojnë disa familje në Kosovën Lindore, pra në një skamje të madhe. Falënderojmë gjithë kryesinë tonë dhe OVL dega në Bujanoc, bashkë me anëtarët e shoqatës tonë humanitare, me bëmirësat që me zemër dhe shpirt pranuan të punojnë rreth këtij projekti.

Gabojnë ata që thonë, se në Kosovën Lindore nuk ka të varfër, Kosova Lindore, ka të varfër dhe duhet ndihmuar. Falënderojmë edhe mediat lokale, si dhe TV Diaspora-RTK, bashkë edhe me Albanian Media Center(AMC) me qendër në Zvicër, që na ka përkrahur medialisht.

Me këtë rast, ftojmë të gjithë ata vullnetmirë, të gjitha mediat tona lokale dhe bashkatdhetarët, që janë për pushime verore, që me datë 30.07.2010, pas namazit të xhumasë, që të jenë pjesë e gëzimit të familjes Hajrullahu dhe të përcjellin për së afërmi këtë vepër humaniteti.

Shtëpia është tashmë gati dhe çelësat i dorëzohen publikisht familjes Hajrullahu, që të jenë të informuar të gjithë ata që kanë participuar për këtë akt të madh humanitarë, sepse shoqata jonë gjithmonë ka punuar në këtë mënyrë, sepse të gjitha mjetet janë grumbulluar nga shumë donatorë dhe të dihet se të gjitha eurot kanë shkuar aty ku është nevojitur dhe me sukses përfundoi ky  donacion i shkëlqyer.

Shoqata jonë nuk do të ndalet së vepruari edhe në të ardhmen, me ndihmën e bashkatdhetarëve dhe donatorëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë dhe atdhe". z.Musliu, na ka përcjellur edhe disa foto të ndërtimit të kësaj shtëpije, pra se si është sot kjo shtëpi. Pritet që në këtë ditë, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal, me që edhe janë të ftuar.

Dashnim HEBIBI, AMC

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text