logo_ssm.jpg

“Allegretto Albania” çmim në Gjermani


2010-07-21 - 20:32:26

“Allegretto Albania” çmim në Gjermani

Pas 18 vjetësh përpjekje që drama shqipe të bëhej pjesëmarrëse

në një prej bienaleve më të rëndësishme në botë, siç është ajo e Bonit, “Allegretto Albania” me në fund përfaqëson Teatrin Kombetar dhe Shqipërinë në Wisbaden-festival, ish- Bienalja e Bonit, në Gjermani.


Drama e shkruar nga Stefan Capaliku, fituese e  konkursit kombëtar të drames shqipe në 2007-ën dhe me regji të Altin Bashës, u perzgjodh nga grupi i selektoreve të festivalit për vlerat e saj autentike dhe që ishte e pashfaqur në festivale e tjera. 

“Allegretto Albania” solli para publikut dhe kritikës gjermane një tematikë të prekshme të realitetit shqiptar.

Me skenografi dhe kostumografi te Iliriana Loxhës, komedia serioze, siç jemi mesuar ta quajme, percjell historinë e një familjeje të ngujuar për arsye gjakmarrjeje. Një kryefamiljar i ngujuar me familjen për shkak të një krimi që nuk e ka kryer vetë, por qe eshtei detyruar të përgjigjet në bazë të ligjeve të Kanunit.

Shfaqja i ngjan një procesi diagnostikimi mjekësor, nepermjet se cilit  zbërthehen karakteret e njerëzve që nuk e kanë zgjedhur fatin e tyre. 

Ndërkohë qe të gjitha situatat ne komedi ndodhin pikërisht në kulmin e stinës koncertore te njohur ne Shqiperi nen okelion “Allegretto Albania”.

Duke ia dale mbane te jetë pjesë e bienales me famë ndërkombëtare, në të cilën shprehen tendencat e sotme të dramaturgjisë dhe të gjitha elementeve të tjera të teatrit, “Allegretto Albania” me intepretimin e aktoreve  Mirush Kabashi, Olta Daku, Vasian Lami, Ahmet Pasha, Gazmend Paja, Xhejni Fama, Klea Rondo u vlerësua mes 24  trupave konkurrente si me e mira, duke rrembyer ne kete menyre edhe Cmimin e Kritikes.



Tek Çapaliku kemi gjetjen, lojen për të qenë bindës dhe për të dhënë një mesazh, një moral, një katarsis. Komikja përballë pasojës, jo krimit, por fateve që e vuajnë, të shumtën e rasteve padrejtësisht, dënimin që vjen nga një kanun i stërlashtë me nenet dhe paragrafët mesjetarë.

Publiku gjerman pa nje realizim skenik jo të zakonshëm, përmasat e të cilit e kane tejkaluar zhvillimin teatror mbareshqiptar./t.ch
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text