logo_ssm.jpg

Majko: Vizitë e gabuar e Ilir Metës


2010-03-14 - 11:08:40

Majko: Vizitë e gabuar e Ilir Metës


Ish-Kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, vlerëson se vizita e ministrit Ilir Meta në Beograd ishte e gabuar, në kohën e gabuar dhe në thelb i shërben Beogradit


Me vizitën e tij në Serbi, ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta u shërbeu interesave serbe në një moment të rëndësishëm për fatet e Kosovës, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

“Kjo vizitë të gabuar në kohën e gabuar, në thelb i shërben Beogradit. Aktualisht Shqipëria nga kjo vizitë nuk ka fituar asnjë gjë. Kjo është vizitë e gabuar, në kohë të gabuar. Në një mënyrë a në një tjetër, e ka ndihmuar Beogradin, të paktën në perceptim të shfaqet si një qendër e rëndësishme përsëri e vendimmarrjes ballkanike”, ka thënë Majko për TV Alsat.

Ai e sheh me dyshim trajtimin e Kosovës si një çështje të thjeshtë, ndërsa njëkohësisht, thotë Majko, del në pah një minoritet serb i paqenë ndonjëherë në Shqipëri.
“Për fat të keq, diplomacia shqiptare çështjen e Kosovës dhe gjatë kësaj vizite e ka trajtuar si një çështje ku palët nuk bien dakord, a thua se çështja e Kosovës është si çështja e emrit të Maqedonisë në marrëdhëniet me Greqinë. Me një naivitet politik hapen diskutime që kanë të bëjnë me çështjen e ekzistencës së një minoriteti serb në Shqipëri. Minoritet serb nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë. Mund të jetë një gango që ka ardhur e po bën namin këtu dhe që emrin e ka Fazlic”, vijon Majko.

Ish-Kryeministri Majko thotë se ka vërejtur sjelljen inferiore të Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në Serbi, i cili fliste për të ardhmen e Ballkanit në Evropën e Bashkuar, ndërkohë që serbët vazhdojnë t’i qëndrojnë agresivë në interesin e tyre kombëtar.

“Ideja se kjo është një diplomaci që na çon drejt Brukselit, se do të ulë tensionet, se do të shmangë një përplasje në vazhdim brenda Kosovës...ai që e njeh politikën serbe, që e kupton politikën serbe, e di shumë mirë se nëse do të duhet respektuar në një gjë politika serbe, nuk janë mënyra se si ajo të ofron protokollin për të pritur kur ka interes dhe nevojë. Është politikë e Beogradit që pranon që Kosova të mos jetë në asnjë tavolinë. Në mes të Tiranës, delegacioni i Serbisë u largua kur Ministri i Kosovës mori fjalën”, ka thënë Majko.
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text