
2010-03-14 - 11:02:29
Gjilanasit zgjedhin kryetarin
Në komunën e Gjilanit sot votohet për postin e kryetarit të komunës. Gara zhvillohet në mes të kandidatit të PDK-së, njëherësh kryetarit aktual të këtij qyteti Qemajl Mustafa, dhe kandidatit të LDK-së
87.430 votues me të drejtë vote mund të votojnë për të preferuarin e tyre, në 31 qendra të votimit, respektivisht 127 vendvotime.
Rivotimi në këtë komunë u vendos pas regjistrimit të parregullsive ne raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar dhe trajtimeve të çështjes edhe nga Gjykata e Lartë e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka zëvendësuar anëtarë të komisionit në vendvotime dhe se ka shtuar numrin e tyre. Sipas KQZ-së, 1.587 vëzhgues do të ndjekin votimet në këtë komunë. /AMC




