logo_ssm.jpg

Maqedonia nuk reagon ndaj kritikave të DASH


2010-03-13 - 12:14:23

Autoritetet në Maqedoni nuk kanë reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat

e njeriut. Në këtë raport për Maqedoninë thuhet se mbështetja qeveritare për ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit ka nxitur tensione ndër fetare dhe ndër etnike.


Ndërtimi i kishës është pjesë e projektit "Shkupi 2014" dhe ka shkaktuar debat të fuqishëm në vend si dhe ka hyrë edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut.


Raporti evidenton ndërhyrjen e qeverisë në çështje fetare, ndërkohë që në Maqedoni feja është e ndarë nga shteti.


Tensionet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, vë re raporti, janë reflektuar edhe në fushat e arsimit, punësimit apo edhe në politikë.


Asnjë zyrtar në Maqedoni nuk ka komentuar për raportin vjetor për të drejtat e njeriut, të DASH-it, që përmend edhe situatën në burgje, të cilat thuhet se janë të stërmbushura dhe me kushte tejet të këqija.
Ndërkohë thuhet se autoritetet nuk kanë hetuar rrahje të raportuara apo dhe keqtrajtime të të burgosurve nga policia ose rojet e burgjeve.


Polica përmendet se nuk ka bërë sa duhet as për të garantuar të drejtën për t'u tubuar.
Shqetësim shprehet edhe për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara dhe romëve.
Ndërkohë për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe presidenciale të vitit 2009, përcillet vlerësimi i OSBE-së se ato ishin kryesisht të lira dhe të drejta dhe sipas standardeve ndërkombëtare. /bbc/
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text