logo_ssm.jpg

Vritet në pritë para shtëpisë biznesmeni


2010-03-13 - 11:53:21

Vritet në pritë para shtëpisë biznesmeni

Ende asnjë autor i dyshuar për ngjarjen e mbremshme ne Shkoder, kur u ekzekutua para derës së shtëpisë biznesmeni shkodran Astrit Meshnuni.45-vjeçari ka mbetur i vrarë

mbrëmjen e së premtes para banesës së tij në lagjen "Daniel Maçia" në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 fare pranë vilës së banimit të 45-vjeçarit, babai i re fëmijëve. Biznesmeni është dërguar menjëherë në spital, por ka gjetur vdekjen atje, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

Mësohet se dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë pikërisht bashkëshortja e Meshnunit.
Ngjarja
Ka qenë ora rreth 20:30 e së premtes kur Astrit Meshnuni bashkë me të shoqen kanë qenë duke lëvizur me autoveturën e tyre drejt banesës.

Në rrugicën e ngushtë ku ndodhet shtëpia, para derës së oborrit, ata janë ndaluar dhe Meshnuni ka dalë nga mjeti në mënyrë që të hapte derën e oborrit për të futur makinën brenda. Në këtë moment është përballur me një person të armatosur me një automatik, që i ka dalë befasisht përpara derës. "Çfarë pune ke me mua? Çfarë të kam bërë", kanë qenë fjalët e vetme që ka mundur të thotë Meshnuni, ndërsa breshëria e plumbave është derdhur mbi të.

Ai është dërguar drejt spitalit nga të afërmit që kanë dalë të alarmuar sapo kanë dëgjuar të shtënat, por ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital.
Hetimi
Policia ka mbërritur menjëehrë në vendngjarje, por nuk ka mundur ende të identifikojë vrasësin. Mësohet se autori ka qëlluar dhjetë plumba mbi Meshnunin, por vetëm katër e kanë kapur atë e megjithatë aq kanë mjaftuar që t'i japin fund.

Bashkëshortja e biznesmenit, e cila ka qenë në makinë në kohën që ka ndodhur vrasja, ka mundur të thotë vetëm se ekzekutuesi ka qenë i shkurtër dhe i shëndoshë. Nga brenda mjetit ajo ka dëgjuar fjalët e të shoqit që i drejtohej një personi dhe më pas ka dëgjuar të shtënat e armës.

Më pas, sipas saj, autori është larguar në këmbë nga vendngjarja. Nga ana e saj është deklaruar në polici se i shoqi nuk ka pasur konflikt me njeri dhe ata nuk janë në gjak me askënd. Nga ana e hetuesve është deklaruar se për momentin nuk ka një pistë për ngjarjen, por hetimet vijojnë për të nxjerrë edhe arsyen e ekzekutimit para shtëpisë të 45-vjeçarit.


Astriti Meshnuni është biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës, i cili merret me ndërtime. Ai ka në pronësi kompleksin e dyqaneve të Bexhistenit (rreth 50 dyqane) dhe bar-restorantin brenda kalasë së Rozafës. Brenda një jave qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda, e pikërisht dy vrasje, një vënie tritoli dhe një tentativë vrasjeje në mes të ditës./Anila Dushi
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text