logo_ssm.jpg

Ilir Meta vallëzoi në mes të Preshevës


2010-03-13 - 11:43:01

Ilir Meta vallëzoi në mes të Preshevës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar të premten në Beograd se marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë janë në një fazë dinamike”.


Meta shtoi se në të ardhmen do të nënshkruhen shtatë marrëveshje të rëndësishme me Serbinë.

Mësohet se Meta ka kryer një telefonatë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ministri i Jashtëm shqiptar konfirmoi se ka marrë mirëkuptimin e Kryeministrit Thaçi për vizitën zyrtare në Serbi.

Në orët e pasdites, ministri i Jashtëm shqiptar, ka vizituar komunitetin shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc, ku i është bërë një pritje madhështore.

Kryediplomati shqiptar tha se Lugina e Preshevës do të jetë në të ardhmen burim i një stabiliteti për të gjithë rajonin, e në radhë të parë për banorët e saj dhe një model bashkëjetese, ka raportuar agjencia Presheva.

Ilir Meta i shoqëruar vazhdimisht nga ministri i Pushtetit Lokal të Serbisë, Milan Markovic, u takua me liderët politikë të Luginës së Preshevës dhe me këshilltarë komunalë. Meta tha se vjen në Preshevë, pas një bashkëpunimi të mirë që ka Shqipëria me Serbinë dhe pas një bashkëpunimi të mirë që ka me drejtuesit shqiptarë të komunave të Luginës së Preshevës.

“Lugina e Preshevës do të jetë në të ardhmen burim i një stabiliteti për të gjithë rajonin, e në radhë të parë, për banorët e saj dhe kështu të jetë burim i prosperitetit dhe një model bashkëjetese”, ka thënë ai.

Meta shtoi se do të ketë angazhim me qeverinë serbe për njohjen e diplomave për shqiptarët e Luginës dhe në fund të fjalës së tij, Meta ftoi 50 fëmijë preshevarë, pavarësisht përkatësisë etnike, të kalojnë një javë në pushime në Shqipëri.

Ndërkaq, prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa, vizitën e Metës e vlerësoi historike, sepse, sipas tij, qe 87 vjet Lugina nuk ishte vizituar nga ndonjë burrështetas i Shqipërisë. “Tani vejmë një urë të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare”, ka thënë Mustafa. Pas vizitës në Preshevë, Meta udhëtoi për në Bujanoc, prej nga do të kthehet për në Shqipëri.
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text