logo_ssm.jpg

Lugina e Preshevës, model bashkëjetese për rajonin


2010-03-12 - 20:43:10

Lugina e Preshevës, model bashkëjetese për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi sot Luginën e Preshevës dhe në bisedë me përfaqësues politikë e institucionalë të atyshëm , tha se Lugina e Preshevës

do të jetë në të ardhmen burim i një stabiliteti për të gjithë rajonin, e në radhë të parë për banorët e saj, si dhe një model bashkëjetese.


Përfaqësuesit e Luginës vizitën e ministrit Meta e vlerësuan si një vizitë historike, me shpresën se në të ardhmen do të vënë një urë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.

Meta, së pari ka qëndruar në Preshevë, ku është pritur në mënyrë madhështore nga qytetarë të shumtë. Duhet theksuar se edhe shkollat kishin ndërprerë mësimin për ta përshëndetur
ministrin shqiptar. 
I shoqëruar vazhdimisht nga ministri i Pushtetit Lokal të Serbisë, Milan Markoviq, Meta është takuar me liderët politikë të Luginës së Preshevës dhe  para këshilltarëve komunalë mbajti një fjalë rasti.

Meta tha se vjen në Preshevë, pas një bashkëpunimi të mirë që ka
Shqipëria me Serbinë, dhe pas një  bashkëpunimi të mirë të vendosur me drejtuesit shqiptarë të komunave të Luginës së Preshevës.

Meta, po ashtu, tha se Lugina e Preshevës do të jetë në të ardhmen burim i një stabiliteti për të gjithë rajonin, e në radhë të parë për banorët e saj dhe kësisoj do të jetë burim i prosperitetit dhe një model bashkëjetese për shqiptarët e serbët këtu dhe në Kosovë dhe kudo për shqiptarët e sllavët, duke pasur parasysh pozicionin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. 


Meta premtoi angazhim të Qeverisë Shqiptare për njohjen e diplomave të shqiptarëve të Luginës, kurse në fund të fjalës së tij, Meta ftoi 50 fëmijë nga Lugina, pavarësisht përkatësisë etnike, të kalojnë një javë pushime në Shqipëri. 
Prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa vizitën e Metës e vlerësoi historike, pasi sipas tij, kjo pjesë kurrë nuk ishte  vizituar nga ndonjë burrështetas i Shqipërisë dhe kështu, tani vendosim një urë të bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare. 
Pas Preshevës, shefi i diplomacisë dhe zëvendëskryeministër shqiptar vizitoi edhe  Bujanocin, prej nga do të kthehet për në Shqipëri.


Edhe prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi vizitën e Metës e quajti historike. Sipas tij, kjo vizitë shënon një frymë të re në marrëdhëniet në mes dy shteteve, por natyrisht se do të ketë refleksione pozitive edhe në pozitën e shqiptarëve të Luginës. Kamberi shfaq besimin se këto marrëdhënie do të intensifikohen në drejtim  të një bashkëpunimi të mirëfilltë me shtetin amë, si në fushën e kulturës, ashtu edhe në fusha tjera, por jo vetëm
politike, por edhe atë të zhvillimit ekonomik. K.N
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text