logo_ssm.jpg

Shkupi përkujton demonstratat e ’81-it


2010-03-12 - 11:43:13

“Gjaku yt u bë dritë”, shkruan në mbishkrimin e pllakës përkujtimore të heroit kombëtar Mursel Ahmet Delisë

, që u zbulua të enjten në Shkup, në vendin ku dhe është helmuar para 79 vjetëve. Me zbulimin e pllakës përkujtimore të këtij heroi si dhe akademisë përkujtimore, Shkupi kujton demonstratat e vitit 1981, të cilat nisën më 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë dhe pastaj u përhapën në të gjitha trojet, aty ku bukës i thonë bukë dhe ujit ujë. Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit për iniciativën e marrë, nipi i Mursel Delisë, Bacë Adem Ahmeti i uroi jetë të gjatë gjithë shqiptarëve.

“Shyqyr që ma pruri zoti me ardhur dhe me zbuluar pllakën e tij në Shkup, falënderoj krejt ata që derdhën gjakun e tyre për këtë tokë dhe për këtë flamur. Rrofshin e qofshin të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha i emocionuar Baca Adem. Ndërsa Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se nuk banë bërë asgjë më shumë, përpos se kanë kthyer një borxh ndaj vlerave historike dhe kombëtare.

“Ne nuk e harrojmë historinë, pasi pa e njohur dhe vlerësuar historinë nuk mund të ecim drejt ardhmërisë. Shkupit dardan dalëngadalë po ia kthejmë simbolet e Vilajetit të Kosovës”, tha Mexhiti.


Mursel Ahmet Delia ka qenë bashkëluftëtarë i babait të tij Ahmet Delisë, i Azem Bejtës dhe i Hasan Prishtinës. Varri i tij gjendet në xhaminë e Allaxhës afër Bit Pazarit në Shkupit.


Ndërkaq, në Akademinë përkujtimore të demonstratave të ’81-it fjalë rasti mbajtën Adem Demaçi, Murat Jashari, Rexhep Selimi, nipi i Ahmet Delise, të gjithë këto nga Kosova, si dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intedrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe historiani Skender Hasani./lajm

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text