logo_ssm.jpg

Meta e Tadiç për rritje të bashkëpunimit


2010-03-11 - 22:21:28

Meta e Tadiç për rritje të bashkëpunimit

Presidenti serb, Boris Tadiç, ka pritur në Beograd shefin e diplomacisë shqiptare, Ilir Meta. Përkundër dallimeve rreth çështjes së Kosovës, theksi i bisedimeve është vënë

në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral, i cili është në nivel të ulët, veçanërisht në fushën e ekonomisë, ka njoftuar kabineti i Tadicit.


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur të enjten në Beograd nga presidenti i Serbisë Boris Tadic dhe zyrtarë të tjerë serbë.

Bisedimet janë përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Europian, ka njoftuar Kabineti i Tadicit përmes një kumtese për media.

“Përkundër mendimeve të ndryshme rreth çështjes së Kosovës, theksi i bisedimeve është vënë në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral, i cili është në nivel të ultë, veçanërisht në fushën e ekonomisë”, thuhet në këtë kumtesë.

Presidenti Tadic ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale ndërkombëtare të drogës si dhe terrorizmit ndërkombëtar, që është nënshkruar të enjten.

Gjatë kësaj vizite dyditore Meta do të zhvilloj takime edhe me zëvendëskryeministrin për Integrim Europian, Bozidar Djelic, Ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi.

Tirana zyrtare e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme vizitën e Metës në kryeqytetin serb. “Vizita zyrtare e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Meta në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona”, thuhet në një kumtesë të MPJ’së së Shqipërisë.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot Islami.
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text