logo_ssm.jpg

AKR: Të sigurohet mbrojtja për gazetarët


2010-03-11 - 17:06:53

AKR: Të sigurohet mbrojtja për gazetarët


Aleanca Kosova e Re, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj atyre hulumtues. Rastet e shumta

të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe tendenca e vazhdueshme për të kontrolluar median e shkruar dhe atë elektronike në Kosovë, sipas AKR-së, e nxjerrë Kosovën si një ndër vendet me nivel të ulët të lirisë së shtypit.


Raporti i Fundit i Organizatës, “Reporters Without Boarders” (Reporterët pa kufij), nxjerr në pah disa nga rastet më flagrante të kërcënimeve ndaj gazetarëve hulumtues, në Kosovë, thuhet në një komunikatë të AKR-së. “Rastet e hulumtimeve në këtë raport janë të nivelit të lartë edhe me interes publik. Ndërkaq kërcënimet ndaj gazetarëve janë serioze dhe të rënda”, thekson kjo parti.


Aleanca Kosova e Re, kërkon nga institucionet e Kosovës që të jenë më të hapura për komunikim me gazetarë, ngase e drejta për qasje në dokumente zyrtare është edhe e drejtë ligjore. “Konsiderojmë se duhet menjëherë të merren masa që Policia dhe Prokuroria e Kosovës të veprojnë me urgjencë në rastet e kërcënimit ndaj gazetarëve”, theksohet në komunikatë.


Gazetarëve, e veçanërisht atyre hulumtues, sipas AKR-së, duhet t’u sigurohet mbroje në mënyrë që të krijohen kushte për të publikuar të gjitha shkeljet e cilido qoftë institucion, që janë në kuadër të interesit publik të Kosovës.


AKR vlerëson se Kosova nuk mund të avancohet në rrugën e integrimit të saj, derisa kemi këtë nivel të ulët të transparencës së veprimtarisë së institucioneve të Kosovës, dhe këtë nivel të mospërfilljes ndaj ankesave të gazetarëve për kërcënime të vazhdueshme ndaj tyre./AMC, Cyrih
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text