
2010-03-11 - 13:59:36
UGK reagon ndaj lirisë së shprehjes në Kosovë
Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), nëpërmjet një komunikatë për media ka reaguar ndaj lirisë së shprehjes në Kosovë e sidomos me keqësimin e saj në ditët
e fundit.“Reagimi i organizatës “Reporterët pa Kufij”, në të cilin dënohen sulmet mbi gazetarët në vendin tonë, është një shqetësim edhe për Unionin e Gazetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“UGK vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës, që të jenë më të vëmendshme dhe të bëjnë më shumë në përmirësimin e lirisë dhe shprehjes në Republikën e Kosovës”.
UGK me këtë rast, iu ka bërë thirrje kolegëve gazetarë që për asnjë moment të mos lejojnë që t’i nënshtrohen presioneve politike, mirëpo në vazhdimësi ta ngrehin zërin për lirinë dhe mundësinë e veprimit të tyre.
“UGK konsideron se liria e shprehjes është njëri nga kushtet për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, prandaj duke pas parasysh këtë UGK, bënë thirrje për plotësimin e këtij standardi”, përfundon komunikata./AMC, Cyrih




