logo_ssm.jpg

Mujota: Imazhi i FSK-së nuk është dëmtuar


2010-03-11 - 13:37:52

Mujota: Imazhi i FSK-së nuk është dëmtuar


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, i tha BBC-së se nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje e mëhershme me KFOR-in dhe se “pajtimi” i të mërkurës

nuk shënon një marrëveshje e re e cila, sipas tij, riformulon aktivitetet e togut ceremonial.
Mujota tha se pajtueshmëria me KFOR-in, për shkrirjen e marrëdhënieve, hap një mundësi të re për shmangien e keqkuptimeve dhe të interpretimeve të ndryshme për raste të caktuara, siç ishte me 5 Mars.


Ai tha se, me rastin e fundjavës së kaluar, nuk është dëmtuar imazhi FSK-së dhe as edhe marrëdhënia e saj me forcën paqeruajtëse në vend, por vlerësoi se ka pasur një nevojë për sqarime shtesë dhe bashkërendim të veprimeve mes institucioneve të Kosovës dhe komandës së KFOR-it.


Ministri Mujota tha se FSK pret që të arrijë kapacitet e plota operacionale deri në vitin 2012, kur sipas tij do ajo do të marrë përgjegjësi shtesë. /BBC/

 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text