
2010-03-11 - 13:33:14
Në AAK aderoi veprimtari Hysen Gërvalla
Në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të enjten ka aderuar zyrtarisht veprimtari dhe atdhetari i shquar Hysen Gërvalla, i cili në vitet e fundit ishte pjesë
e LDK-së dhe më vonë e LDD-së.
Gërvalla u prit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nga kryetari Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë në parti.
Me rastin e aderimit të tij në AAK, ai ka thënë se familja Gërvalla dhe miqtë e tij gjithmonë do të jenë në përkrahje të të gjitha proceseve pozitive që kanë qenë dhe që janë në dobi të lirisë së Kosovës.
Hysen Gërvalla është vëllai i atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. AMC, Zürich




