
2010-03-11 - 11:47:56
Në Kosovë kërcënohen gazetarët
Organizata “Reporterët pa Kufij” i ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë muajin e kaluar. Duke përmendur tre raste në gazetat
“Koha Ditore”, “Lajm” dhe “Zëri”, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.
“Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve.
U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, thanë Reporterët pa Kufij. /REL/




