
2010-03-10 - 18:19:12
Ilir Meta nesër në Beograd
Siç ka raportuar edhe më herët Albanian Media Center, zv.kryeministri Ilir Meta, do ta vizitoj Beogradin dhe pritet që të jetë edhe në Preshevë. Shqipëria e konsideron “historike” vizitën
e nesërme të nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, në Beograd, tha shefi i kabinetit të tij, Sokol Dervishaj, njoftojnë mediat e Tiranës. Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të bisedojnë për “marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian” transmeton AFP.
Njoftohet se Meta do takohet me presidentin Boris Tadiq, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq dhe nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozhidar Djeliq.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot Islami./kosovaere.ch/AMC




