logo_ssm.jpg

Dridhje toke në Kosovë


2010-03-10 - 18:12:33

Dridhje toke në Kosovë

Sot më 10.03.2010. në ora 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës detektuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut. Në një komunikatë për opinion


ky institucion ka njoftuar se "magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64, thellësia 5.2 km".

"Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale", thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë të Richterit.

Ndryshe, shumë shkolla i kanë lëshuar nxënësit në shtëpi, edhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së dridhjes.E.L

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text