logo_ssm.jpg

Me fakultet punojnë pastrues!


2010-03-10 - 12:33:14

Gjendja e shqiptarëve të punësuar në ministrinë e kulturës është e mjerueshme. Përbuzje, nënçmime, fyerje janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë administratorët shqiptarë.

 

Nëpunësit shtetëror me fakultete të kryera obligohen të kryejnë punë të cilat duhet t’i bëjnë pastruesit e rëndomtë. “Na detyrojnë të pastrojmë libra. Së fundmi kemi pastruar bibliotekën universitare të Shkupit. Është turp i madh kjo që po na ndodhë. Vetëm neve shqiptarëve na detyrojnë të bëjmë këtë punë, maqedonasit i shfrytëzojnë të gjitha benificionet tjera”, tha një nëpunës i kësaj ministrie që për shkaqe sigurie kërkon t’i mbrohet identiteti. 
Problemet nuk kanë të sosur. Kontrolli mbi ata është tepër i rreptë sa mezi kërkohet vetëm një kundërshtim më i vogël dhe t’i largojnë nga puna.

“Nuk durohet më kështu. Na rrinë mbi kokë sikur të jemi armik të shtetit. Nëse një minutë vonohesh në mëngjes ose në pushimin e mesditës pason dënimi. Ndërkaq, maqedonasit asnjëherë nuk vijnë me kohë në punë dhe dalin sa herë që duan”, thotë një tjetër shqiptarë, nëpunës shtetëror në ministrinë e kulturës. 
Ministrja aktuale e kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska ka qenë sekretare shtetërore në këtë ministri dhe duke ushtruar presion psikik mbi nëpunësit shqiptarë, sipas të punësuarve, dëshiron të zvogëlojë numrin e tyre. 
Zëdhënësja Anita Jovanovska mohon se shqiptarët maltretohen.

“Me sa di unë të gjithë e kryejnë punën në mënyrë korrekte. Nuk di që ndonjë nëpunës shtetëror ka pastruar libra. Secili punon atë që e parasheh ligji për nëpunësit shtetëror”, tha Jovanovksa. 
Numri i shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në këtë ministri është i barabartë me zero. Asnjëri prej tyre nuk është avancuar edhe pse me vite të tëra janë të punësuar në këtë institucion.

“Nuk i ndajmë dhe nuk i avancojmë të punësuarit në bazë etnike, por në bazë të përgatitjes profesionale”, tha zëdhënësja Jovanovska.    
Gjithashtu, shqiptarët në ministrinë e kulturës janë ngarkuar edhe më një detyrë të re. Tani do të shpërndajnë librat e përkthyer të qeverisë, pasi ministria nuk ka asnjë nëpunës shtetëror maqedonas të ngarkuar me këtë detyrë të re!
Historia e nënçmimit të shqiptarëve në ministrinë e kulturës ka filluar që nga ardhja në postin e ministrit të Elizabeta Kançeska Milevska.

Ajo që në fillim të marrjes së detyrës 90 për qind të administratorëve shqiptarë i kishte degraduar duke i dërguar në sektorin për pakica. Në këtë sektorë shumica e tyre nuk kanë as kompjuterë për punë. 
Ministria e kulturës gjithashtu është bartëse e shumë projekteve anti-shqiptare siç janë gërmimet arkeologjike në kalanë e Shkupit, projekti i vendosjes së busteve, projekti “Shkupi 2014” etj.
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text