logo_ssm.jpg

Serbia & Kosova të bashkëpunojnë si dikur dy Gjermanitë


2010-03-10 - 12:29:08

Serbia & Kosova të bashkëpunojnë si dikur dy Gjermanitë


Serbia mund të bashkëpunojë me Kosovën, ndërsa kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës, dhe si shembull të shërbejnë marrëdhëniet

e Gjermanisë së dikurshme Perëndimore dhe Lindore, ka thënë ambasadori britanik në Beograd Stephen Wordsworth.


“Gjermania e dikurshme Perëndimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore (DDR), por ata kanë pasur takime të rregullta dhe marrëveshje bilaterale.

Aq më tepër, presidenti i Gjermanisë Lindore Erih Honeker më 1987 vizitoi Bonin, kryeqytetin e atëhershëm të Gjermanisë Perëndimore. Kjo është sikur, bie fjala kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi të vijë në Beograd në vizitë zyrtare. Mirëpo, Gjermania Lindore edhe më tej mbeti pranë qëndrimit se e gjithë kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë, dhe nuk ishte. Në të vërtetë, një shtet mund të ketë çfarëdo lloj kontakti me një shtet tjetër, e që formalisht nuk e ka njohur”, theksoi Wordsworth në një intervistë për gazetën "Danas".


Sipas ambasadorit britanik, është me rëndësi që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë të komunikojnë për problemet praktike, gjë që nuk do të thotë patjetër njohje formale të pavarësisë.

Ai refuzoi të komentojë një deklaratë të ministrit të jashtëm serb Jeremic që nëse duhet të zgjedhë midis BE-së dhe Kosovës do të zgjidhte Kosovën, duke thënë se nuk i takon atij të bëjë komente për deklaratat e ministrit të jashtëm të vendit, i cili është mikpritës i tij. /qik/kosovaere.ch
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text