logo_ssm.jpg

Mërgimtarja zëdhënëse e partisë Lega Nord, në Itali


2010-03-10 - 11:34:18

Mërgimtarja zëdhënëse e partisë Lega Nord, në Itali

I ati mbërriti në Itali si klandestin, u dëbua e më pas u kthye sërish me dokumente të rregullta dhe leje qëndrimi. Ajo, Edlira Mamutaj, 23 vjec, e diplomuar për

gazetari është tashmë zëdhënësja e Lega Nord në Toskana, partia e ekstremit të djathtë, që shpesh herë sulmon emigrantët.



Por, ajo rrëfen se do të jetë zë për emigrantët, të cilët sigurisht në favor të tyre nuk duhet të jenë klandestinë, por të rregullt në mënyrë që të integrohen.



"Im atë? Ai kur u kap për herë të parë nga policia mori mandat dëbimi dhe u kthye në Shqipëri. Më pas u kthye me leje qëndrimi dhe pune, falë disa të afërmve që kishim këtu. Në vitin 2000 më mori me vete, mua, vëllanë dhe mamin"- tregon ajo.



Atëherë Edlira ishte vetëm 14-vjeç. Studioi, u regjistrua në universitet dhe sot bashkëpunon me gazetën e partisë "La Padania" dhe punon në zyrën e shtypit. "Lega Nord nuk është raciste dhe i vë veshin atyre që janë si puna jonë"- thotë vajza, duke shtuar se ata që kjo parti dëshiron të kthehen ata që nuk punojnë dhe bëjnë krime. 
"Eshtë ky motivi që unë u regjistrova me legistët"- thotë më tej ajo.



Ajo flet një italishte perfekte me dialekt fiorentin. "Dua t'u jap zë atyre njerëzve që vijnë në Itali për t'u integruar, në interes të emigrantëve dhe të vetë italianëve.b.v
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text