
2010-03-09 - 17:12:32
Një delegacion belg i kryesuar nga Sekretari shtetëror për azil Melkior Vatle, të martën ka vizituar rajonin e Likovës prej nga vijnë shumica e azil kërkuesve. Vatle
situatën ekonomike në këtë rajon e vlerësoi të rëndë. Sipas tij tejkalimi i këtij problemi mund të bëhet vetëm përmes investimeve dhe jo përmes azilit.
"Erdhëm këtu për ta parë situatën në këtë rajon dhe ajo me të vërtetë është e rëndë. Mirëpo unë bisedova me kryetarin e komunës dhe ai më njoftoi se ekzistojnë projekte dhe vizion për zhvillimin e komunës. Qytetarët duhet ta dijnë se me ardhjen në Belgjikë nuk do të kenë as punë as banesa" tha Vatle në Likovë.
Nga ana e tij, kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, zotin Velte e njoftoi me mosgatishmërinë e Qeverisë për të investuar në këtë rajon shqiptarë.
"I bëra të ditur zotit Vetle se asnjë Qeveri nuk investon në këtë komunë. Mbetemi me shpresë se Qeveria do të vetëdijësohet dhe Bashkimi Europian do ta ndihmojë këtë komunë" deklaroi Dukraku pas takimit me sekretarin belg për azil Melkior Vatle.
Ndërkaqë, zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi, i cili ka qëndruar në Likovë së bashku me zotin Vetle ka paralajmëruar se Qeveria është e gatshme të mbështesë proektet e drejtuesve të komunës në kuadër të buxhetit.
Delegacioni belg ka vizituar edhe Luginën e Preshevës , prej ku poashtu ka një numër të madh të azil kërkuesve./lajm/kosovaere.ch




